Broja “dogji” Muçin në Premier League

Armando Broja u transferua nga Chelsea te Fulham vetëm disa ditë më parë. Skuadra tjetër londineze arriti të siguronte shërbimet e shqiptarit në formë huazimi, deri në fund të sezonit aktual. Por Broja nuk ka qenë i vetmi shqiptar për të cilin Fulham kishte shfaqur interes. Edhe Ernest Muçi, i cili aktualisht luan te Legia e Varshavës ka qenë në “radarët” e anglezëve, me këta të fundit që mesa duket zgjodhën të merrnin Brojën dhe jo Muçin. Të paktën në këtë sesion merkatoje, pasi në verë shumëçka mund të ndodhë. Por Legia ishte bërë gati që ta shiste Muçin për rreth 20 milionë euro, me Fulham që nuk e kishte problem ta paguante një shifër të tillë. Por kur pa “krisjen” mes Brojës dhe Chelseat, e panë më të arsyeshme që momentalisht të transferonin 22-vjeçarin për të plotësuar repartin e sulmit, me këtë të fundit që në njëfarë mënyrë la Ernest Muçin në derën e Legias.

sfidanti.al