Talenti i Manchester United, Alejandro Garnacho ka zbuluar të preferuarin e tij mes dy ekipeve gjigantëve spanjoll, Real Madrid dhe Barcelonës. Argjentinasi është pyetur se cila nga dy skuadrat në fjalë është e preferuara e tij dhe sulmuesi 19-vjeçar është përgjigjur pa u menduar gjatë, duke thënë se pëlqen “Los Blancos”: “Real Madrid, e thjeshtë”. Garnacho njihet për admirimin e madh që ka për ish-yllin e Madridit, Cristiano Ronaldon. Madje sulmuesi i Manchester United ka festuar si portugez pas shënimit të golave për “Djajtë e Kuq”.
sfidanti.al