Kryesia e klubit Uest Hem shkarkoi dje trajnerin e deritanishëm të tij, Dejvid Mojs. Kjo është “viktima” e dytë, pasi, po dje, pak kohë në parë, u njoftua se Evertoni kishte shkarkuar trajnerin e tij, Sem Allërdajs.
Mediume të ndryshëm në Angli spekulojnë se trashëgimtar i Mojsit tek Uest Hemi ka shumë mundësi që të bëhet ish-trajneri i Mançester Sitit Manuel Pelegrini. Sidoqoftë, përmendet edhe emri i trajnerit aktual të PSZH-së, Unai Emeri, që do të largohet nga ky klub francez në fund të këtij sezoni.
Sfidanti.al