Për ëndrrën kurrë nuk është vonë, Eshli Jang në kombëtare

Futbollisti i Mançester Junajtidit, Eshli Jang, gjatë kësaj vere, do të përfaqësojë Anglinë në kampionatit botëror të Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Për këtë lojtar 32-vjeçar, do të jetë hera e parë që ai do të marrë pjesë në një Kupë Bote dhe, mbas shpalljes së listës së lojtarëve, te shërbimet e të cilëve do të mbeshtetet trajneri i përfaqësuesës angleze, Garet Sauthgejt, në Botërorin e Rusisë, Jangu nuk e fsheh kënaqësinë e tij të madhe. Përmes profilit të tij në Twitter, ai dërgoi një mesazh lidhur me realizimin e ëndrrës së tij, duke e shoqëruar atë me një fotografi, ku ai ka dalë, kur ka qenë fëmijë i vogël, i veshur me njëuniformë të përfaqësueses angleze të asaj kohe.

“Kjo fotografi, ndoshta, e ka profetizuar se unë tani po jetojëndrrën time, se unë do të luajë në një Kupë Bote… Endrra u realizua në jetë”, vë në dukje Eshli Jang.

Sfidanti.al