Botërori i Klubeve, FIFA gjen zgjidhje për të mbushur stadiumin e ndeshjes hapëse

FIFA duket se ka gjetur zgjidhje për problemin e madh që kishte në lidhje me ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube. Siç dihet takimi që do të luhet mes Inter Majemit dhe Al Ahly në “Hard Rock Stadium” në Florida ndërkohë deri më tani nuk ka zgjuar interesin e tifozëve, pasi janë shitur më pas se 20.000 mijë bileta kur kapaciteti i impiantit është 65.000. FIFA ka gjetur një zgjidhje për këtë problem duke lidhur një marrëveshje me “Miami Dade College”. Universiteti në fjalë numëron rreth 100.000 studentë dhe secili prej tyre që mund të pajiset me një biletë për vetëm 3.30 euro do të ketë mundësi të përfitojë katër bileta të tjera falas. “Ne do ta mbushim stadiumin dhe atmosfera do të jetë e bukur. Është i vërtetë fakti se ka ende bileta që nuk janë shitur, por deri ditën e ndeshjes do ta mbushim stadiumin”, tha numri një i FIFA-s, Infantino.

sfidanti.al