Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka bërë me dije se do të zyrtarizojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për finalen e parë me Shqipërinë më datë 20 mars. Për vështirësitë e ndeshjes me Shqipërinë komentoi sot një legjendë e futbollit polak si Zbigniew Boniek.
“Të gjithë e dimë se për çfarë luhet në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një humbje përballë Shqipërisë do të shkaktonte një tërmet në futbollin tonë. Trajneri do të ishte në telashe të mëdha, ndërsa për Robert Leëandoëski-n do të ishte ndeshje e fundit me kombëtaren. Sa i përket rivalëve mendoj se janë në një moment shumë të mirë. Kanë një ekip me eksperiencë dhe shumë inteligjent. Edhe pse mendoj se në këtë ndeshje Polonia është favorite nuk mund të them se kjo ndeshje do të jetë një formalitet për ne”, tha legjenda e futbollit polak, i cili numëron 24 gola në 80 prezenca me kombëtaren bardhekuq.
Sfidanti.al

