Përforcimi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, thuhet se ka lënë mbresa në seancat e tij të para stërvitore me skuadrën. 26-vjeçari u bashkua me madrilenët në mënyrë që të mund të luante në Kupën e Botës së Klubeve. Reali e nis fushatën me një ndeshje kundër Al Hilal të mërkurën dhe përpara sfidës, gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se një burim i brendshëm në klub ka deklaruar se “fizikisht, ai (Alexander-Arnold) është si një bishë”. Gazetari i “AS”, Sergio Lopez, shkroi se anglezi ka befasuar shumë lojtarë për shkak të cilësisë së tij. “Puna e tij është të përmirësojë mbrojtjen, duelet e tij, përballjet një kundër një. Por për gjithçka tjetër, ka unanimitet absolut: ai po i habit të gjithë ata që e kanë parë në ditët e tij të para. Trent ka mbërritur si një raketë. Ai do të jetë titullar menjëherë në turne, nuk ka dyshim për këtë”.
sfidanti.al