Biletat në “lutjen” e mesditës…

Me afrimin e orës së ndeshjes, rriten ethet për vetë rezultatin e sfidës por edhe për ata më fanatikët e biletave në tregun e zi. Në përpjestim të zhdrejtë me afrimin e kohës së topit të parë të enjten në orën 21:00, çmimi i një vendi në Arenën Kombëtare po arrin nivele në kufijtë e groteskut. 10-fishi i çmimit fillestar është një “çmim” me mik ndërsa në tregun kaotik të shitjes në të zezë u shtuan orët e fundit edhe diçka më shumë se 1 mijë bileta të tjera. Pavarësisht kritikave për menaxhimin e procesit, FSHF nuk hoqi dorë, sektorin e braktisur të çekëve e nxorri në shitje sërish online në një faqe interneti që mbajti frymën e shqiptarëve në kulmin e ditës, ora 12:00.

Sërish asnjë çmim i publikuar dhe aq më pak ndonjë sqarim se si do të funksiononte këtë herë dhe a kishin mësuar teknologët e FSHF nga gabimet e procedurës së parë. Nuk ndryshoi asgjë, situatë e përsëritur…një faqe që të le gjithmonë në pritje dhe vetëm kaq. Pas disa minutave pritje mankthi për shqiptarët mbaroi dhe të gjithë iu kthyen të lumtur jetës së tyre të përditshme pas “lutjes” së mesditës. Nga sot në treg mund të gjeni 1 mijë bileta më shumë në tregun e zi dhe ndoshta kjo është arsyeja pse çmimi ka zbritur deri në 10 % të vlerës fillestare.

sfidanti.al