Bernardi dhe Dolli, dueli i tifozëve shekullorë në Angli!

Njëri quhet Bernard Sheridan, ndërsa tjetrës i thonë Dolli Smith. Të dy i lidhin dy gjëra, janë më shumë se shekullorë në moshë, dhe janë tifozë të “thekur” të futbollit. Bernardi është përkrahës i Liverpulit, plot 104 vjeç (I mbush të premten tjetër, në 25 janar), dhe ka 96 vjet që e ndjek skuadrën e zemrës, pra që kur ishte 8 vjeç, dhe kur e çonte babi në stadium.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klop, nuk harroi t’i dërgonte një letër personale kryetifozit besnik, dhe po ashtu edhe bileta për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Kristël Palasit. Bernardi nisi ta ndiqte Liverpulin në 1922, dhe mbetet i vetmi që ka në kujtesë thuajse gjithë historinë, bashkë me ngjitjen drejt lavdisë në vitet 60-të me Bill Shenklin, apo në majë të Europës në vitet 70-të e 80-të me Bob Pejslin.

Dolli Smith ishte më e vjetër sesa tifozi liverpulas, pasi në 2017 mbushi 107 vjeç, duke qenë rekordmenia e moshës në Angli. Ajo kishte 70 vjet që e ndiqte pa ndërprerje ekipin e saj, Derbi Kauntin, në televizor apo në radio. Gjithsesi, ajo ka qenë në stadium vetëm një herë, pikërisht në ditën e lindjes kur mbushi 100 vjeç. Aq e vjetër ishte teta Dolli saqë kishte 4 fëmijë, 4 nipër e mbesa, 13 stërnipër e stërmbesa dhe një stërstërmbesë.

Sfidanti.al