Berisha prezantohet te Dinamo

Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias. Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City.

sfidanti.al