Berisha: Kur erdha te Lazio isha i lumtur si një fëmijë

Portieri shqiptar, Etrit Berisha zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Hacken në Suedi. Së fundmi, ai dha një intervistë mjaft interesante, për mediat italiane!

“Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër  plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe.

Cili portier më pëlqen në Serinë A? Do të thosha De Gea, pasi te Manchesteri nuk ka qenë asnjëherë i jashtëzakonshëm. Ndërsa në Itali u transformua në mënyrë të shkëlqyer. Pastaj një tjetër që më pëlqen është Marco Carneseçhi po bën një sezon të madh. Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali, por për arsye të ndryshme nuk përfunduan me sukses. Pastaj për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi në këto muaj që kanë mbetur. Ne verë do të rivlerësojmë gjithçka, shpresoj të bëj rrugëtimin e De Geas. Një lojtar që do të veçoje te Kombëtarja? Kristjan Asllani është  është një lojtar teknikisht shumë i fortë, kur luajmë te Shqipëria ia kaloj gjithmonë topin pasi ndjehem i sigurt me të, nuk fshihet dhe e kërkon gjithmonë. Po luan në një nga skuadrat më të forta në Europë, ndaj duhet të rritet çdo ditë. Ka gjithçka që duhet për t’u bërë një lojtar i madh”

sfidanti.al