Berardi dëmtohet dhe humbet Euro 2024

Dëmtim i rëndë për Domenico Berardin. Në minutën e 60-të të ndeshjes kundër Veronës, sulmuesi i Sassuolos, i cili rikthehej në formacion si titullar pas disa muajsh pushim, ndërpreu largimin e Montipò-s dhe po nxitonte drejt portës verdheblu, kur ai u rrëzua papritur duke kërkuar ndërhyrjen e personelit mjekësor. Gjendja e tij u duk menjëherë shqetësuese dhe Berardi u largua nga fusha i ndihmuar nga mjekët dhe pa e mbështetur këmbën në tokë. Dëmtimi është i rëndë, bëhet fjalë për tendinën e Akilit. Për numrin 10-të Sassuolos sezoni përfundon këtu dhe madje edhe kampionati europian është një vegim.


sfidanti.al