Benzema përjashtohet nga faza përgatitore e Dubait

Ish-legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, nuk është shfaqur në stërvitje për klubin arab Al-Ittihad dhe për këtë arsye trajneri Marcelo Gallardo e ka përjashtuar atë nga udhëtimi në Dubai këtë fundjavë. Këto zhvillime ka ndodhur pasi siç raportohet Benzema ka mbetur tejet i frustruar para zhvillimit të një ndeshje në Ligën Saudite më datë 30 dhjetor. Ish-fituesi i Topit të Artë është larguar nga qyteti për arsye të panjohura, disa orë para se ekipi i tij të përballej me Al-Tai dhe nuk është stërvitur me ekipin para kësaj ndeshje. Gallardo nuk mundi të japë një shpjegim të qartë për këtë, por ndeshja u anulua siç u njoftua përmes një komunikate zyrtare nga Liga Saudite. Tani gazeta spanjolle MARCA raporton se Benzema “nuk është shfaqur për rifillimin e sezonit tek Al-Ittihad dhe sipas urdhrit të trajnerit, ai nuk do të paraqitet në turneun që ekipi do ta luajë në Dubai”.

sfidanti.al