Njëzet e pesë trofe, 115 ndeshje me Anglinë, pesë turne ndërkombëtarë dhe gola të panumërt e të paçmuar. Mëngjesin e sotëm David Beckham mori “medaljen” e vetme që i mungonte karrierës së tij 21-vjeçare. I veshur me një kostum të qepur posaçërisht nga gruaja e tij stiliste, Victoria, ish-futbollisti u prit nga Mbreti Charles ndërsa mori titullin e kalorësit për shërbimet në fushën e sportit dhe të bamirësisë. Ish-futbollisti, i cili është ambasadori i UNICEF-it, shoqërohej nga prindërit Ted dhe Sandra dhe gruaja Victoria.
sfidanti.al

