Barjamaj largohet nga Kurbini

Mario Barjamaj nuk është më një futbollist i Laçit. 26-vjeçari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin nga kurbinasit. Barjamaj largohet nga bardhezinjtë pas 2 vitesh, ndërsa nga Tomori kaloi te Laçi në verën e vitit 2022. Në Superiore në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 1 ndeshje, teksa nuk ka mundur të fitojë besimin e trajnerëve. Në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Bylisit, ndërsa ka dalë nga akademia e Partizanit. Lojtari falenderon të gjithë për mbështetjen, ndërsa kurbinasve u uron suksese në vazhdim.

“Faleminderit KF Laci. Faleminderit të gjithë lojtarëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, tifozëve kurbinas, stafit të trajnerëve me të cilët kam punuar, administratorëve dhe presidentit. Si dhe çdo punëtori që ishte pjesë e këtij ekipi nga më i vogli te më i madh. Jur uroj nga zemra suksese në vazhdim”, ka shkruar 26-vjeçari.

sfidanti.al