Përfundimi i vitit 2023 ka mundësuar edhe kopsitjen e statistika të ndryshme në fushën e futbollit. Mes tyre rezulton edhe pjesëmarrja më e lartë në stadiumet më emblematike në botë. Në bazë të të dhënave nga “Transfermarkt”, e cila e ka zgjeruar habitatin e shifrave edhe në pistë e tifozëve theksohet se Barcelona qëndron në krye për vitin 2023 me mesataren 83.273 tifozë. Barça pasohet nga dy skuadrat legjendare të futbollit gjerman si Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Verdhezinjtë grumbullojnë 81.312 mbështetës, ndërsa rivalët e përbetuar nga Mynihu pozicionohen në kuotën e 75.003. Mançester Junajtidi, Interi, Milani, Uest Hami, Roma, Totenhemi dhe Reali i Madridit mbyllin 10-tëshen e parë.
sfidanti.al