Barcelona me projekt të qartë rinovimi

Marc Guiu është ndër surprizat e sezonit të Barcelonës. Sulmuesi i ri i katalanasve  po merr minuta nga  Xavi Hernandez, i cili po e aktivizon shpesh në këtë pjesë të parë të sezonit, ku lojtari i lindur në vitin 2006 gjeti golin si në La Liga ashtu edhe në Champions League. Me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, klubi Blaugrana tani dëshiron të blindojë talentin edhe për më gjatë, duke mos i lënë asnjë shans skuadrave të interesuara për të. Sipas ideve të Barcelonës, Guiu-s do i propozohet një marrëveshje e vlefshme deri në vitin 2030, me një kontratë edhe për pesë vite të tjera në krahasim me afatin aktual. Pasi mbërriti në Barcelonë në moshën 7-vjeçare, e ardhmja e Guiu duket e destinuar të jetë te gjigandët e La Liga. Në shtëpinë e Barcelonës ka ende shumë ccështje të hapura, që presin zgjidhje. Sa i takon merkatos së janarit, problemet ekonomike pritet të kufizojnë në maksimum afriet, ndërsa vera me gjasë do jetë e nxehtë.

sfidanti.al