Krishtlindjet e gjejnë Serie A të dërrmuar, infermieritë e klubeve janë të mbushura plot. Vetëm në javën e fundit u dëmtuan 14 lojtarë duke e bërë situatën me të vërtetë shqetësuese. Immobile dhe Luis Alberato nga Lazio, Simon Kjaer dhe Tomori nga Milanin ishin vetëm disa prej të dëmtuarve të fundit, madje mbrojtësi anglez nuk pësoi një dëmtim të rëndë në bicepsin femoral duke bërë që të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën dy muaj. Milan është ekipi që ka pësuar më shumë dëmtime, aq sa prej tyre tashmë po vihet në dyshim edhe e ardhmja e stafit kuqezi, me Piolin në krye. Dëmtime të rëndësishme ka edhe në shtëpinë e Interit, Martinez parkoi në infermieri së bashku me Dimarcon. Nuk ia doli as Alex Sandro, i cili iu bashkua lojtarëve si Locatelli apo Chiesa, mungesa të rëndësishme edhe për Allegrin. Kjo situatë që ka mbërthyer Serie A, dëmtimet e shumta, ka bërë që klubet, por dhe Liga të reflektojnë pasi numrat janë me të vërtetë shqetësuese.
sfidanti.al