Barcelona blen më në fund një anglez, por për ekipin e femrave

Emrin e ka Toni, por është vajzë. Është futbolliste angleze që ka luajtur deri sezonin e kaluar për Mançester Sitin, ndërsa tani do të veshë një nga fanelat më të shquara të botës, atë të Barcelonës. Klubi katalanas njoftoi se ka rënë dakord që të ketë në skuadër sulmuesen e Anglisë, Toni Dagën (Duggan).

Ajo bëhet e para përfaqësuese e futbollit anglez që shkon në “Kamp Nou” që prej Geri Linekerit që firmosi në 1986, pra 31 vjet më parë. Vajza nga Liverpuli, ish-lojtare e Evertonit dhe Sitit, ka shënuar 15 gola në 47 ndeshje për kombëtaren e Anglisë. Ajo ndihmoi Sitin që të fitonte titullin kampion për herë të parë, në 2016.

Sfidanti.al