Barça dhe Atletiko merren vesh për Grizmanin: 25 milionë euro!

Nuk do të jenë 40 milionë eurot që klubi madrilen do të duhet t’i paguajë atij katalanas për kartonin e sulmuesit francez. Marrëveshja e re e Barcelonës dhe Atletikos është arritur mbi bazën e 25 milionë eurove, që do të thotë 15 milionë euro më pak. Në këtë mënyrë do të marrë fund problemi i madh i Antuan Grizmanit, që të mos “ngrohë” stolin dhe të mos luajë vetëm nga 30 minuta për çdo ndeshje. Nëse do të kishte luajtur 45 minuta e sipër për çdo sfidë, Atletiko do të kishte qenë e detyruar t’i paguante 40 milionë euro Barçës.

Sfidanti.al