Kjo skuadër e ka zakon që u përgjigjet kritikave me rezultate të jashtëzakonshme. Disa vjet më parë u mund 1-3 në Porto në Champions kur drejtohej nga Pep Guardiola dhe fitoi 7-1 në kthim. E bëri sërish ndaj Salcburgut me trajnerin Nagelsman, sukses 7-1 në Mynih pas barazimit 1-1 në Austri. Shakatë ishin të forta në rrjetet sociale, sepse rezultati i përgjithshëm i sfidës së raundit të dytë ishte 8-2, po aq sa Bajerni mundi Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dy vjet më parë kur fitoi titullin nën drejtimin e Hansi Flikut. Tashmë arriti në çerekfinale.
Robert Levandovski shënoi 3 gola në vetëm 23 minuta, duke realizuar trigolëshin më të shpejtë në historinë e Championsit. Golat patën diferencë vetëm 11 minuta nga njëri-tjetri: 12’, 21’, 23’, edhe pse dy prej tyre erdhën me penallti. Serg Gnabri, shumë i kritikuar këto kohë, e shënoi golin e tij ndërsa Tomas Myleri la pas autogolin e parë në karrierë në Bundesligë duke shënuar 2 herë. Të fundit e realizoi Leroi Sane, dhe mund të thuhet se tek bavarezët pati festë për të gjithë. Salcburgu këtë herë nuk mundi të ekzistonte dhe vetëm shënoi për 1-5 në 70’ me anë të Maurits Kjergardit. Bajerni pati 72 për qind zotërim topi, 18 gjuajtje (9 në kuadrat) ndaj 7 gjuajtjeve të miqve (4), ndërsa kornet ishin 6-2.
Bajerni (3-4-2-1): Nojer, Lykas Hernandez (Upamekano 60’), Zyle (Nianzu 67’), Pavar, Koman, Musiala, Kimih, Gnabri (Sarr 46’), Sane, Myler, Levandovski.
Sfidanti.al