Në të vërtetë, kjo nuk është shumë e vërtetë për Championsin, por ndoshta sepse rivalët kanë qenë tepër të fortë. Bajerni ia kishte dalë dy herë nga 2-0 ndaj Interit në Milano dhe Barcelonës në Mynih, por sapo iu krijua mundësia arriti një 5-0 që nuk ka nevojë për komente. Suksesi ndaj Viktorias së Plzenit ishte i thellë dhe bindës, ku shënoi e gjithë linja e sulmit, dy herë Leroi Sane, Serzh Gnabri, Sadio Mane dhe Çupo-Moting. Ky sukses të kujton ata të fillimit të sezonit, si 5-3 ndaj Lajpcigut, 6-1 në Frankfurt ndaj Ajntrahtit, 7-0 në Bohum, 5-0 ndaj Viktorias së Berlinit në Kupë, apo ai i para disa ditëve 4-0 kundër Leverkusenit. Duket se kur Bajerni fiton, e bën vërtet me shumë gola. Në Champions, kampionët e Gjermanisë kanë 9 pikë të plota, janë në pozita të shkëlqyera, e mund të jenë 12 pikë që në ndeshjen radhës në Çeki.
Sfidanti.al