Asani pas dopietës: I lumtur për golat dhe kualifikimin

Sulmuesi shqiptar, Jasir Asani u shpreh i lumtur pas dopietës me Gwangju ndaj Vissel Kobe, në Championsin Aziatik. “Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje. Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, tha Asani pas kualifikimit.

sfidanti.al