Nisja e sezonit me Burnley-n në Angli nuk ka qenë optimale për Armando Brojën, i cili është ende në kërkim të formës së vetë më të mirë. Sulmuesi kuqezi ishte sot përballë gazetarëve për të prezantuar transfertën e radhës së Shqipërisë, e cila do të ndeshet të shtunën me Serbinë në një duel ku luhet gjithçka për vendin e dytë në Grupin K. Në këtë ndeshje sulmuesi kuqezi tha se më shumë se goli personal më shumë rëndësi ka fitorja e ekipit.
Nderkohe, edhe Arlind Ajeti ka dalë sot përballë gazetarëve për të prezantuar ndeshjen e radhës të Shqipërisë, atë përballë Serbisë. Mbrojtësi kuqezi parashikon një ndeshje më të vështirë se takimi i parë, i cili përfundoi pa gola. Ajeti vlerësoi se Serbia nuk ka individualitete vetëm në sulm, por është një ekip i kompeltuar në të gjitha repartet.
sfidanti.al