Kombëtarja shqiptare pati në stërvitjen e radhës dy vizitorë të veçantë. Ish-trajneri i Kombëtares, Arie Haan dhe ish-futbollisti i njohur holandez, Ruud Krol u takuan me trajnerin Sylvinho, stafin teknik të Kombëtares si edhe me disa nga futbollistët kuqezi me të cilët shkëmbyen disa batuta. Gjatë bashkëbisedimit, Arie Haan dhe Ruud Krol i uruan trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve suksese në sfidat e tetorit dhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Gjithashtu, ata patën mundësi të vizitonin ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe të njihen me muzeun e futbollit.
Ky event i organizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ambasadës së Holandës në Shqipëri çel Javën Kulturore Holandeze në Shqipëri, e cila përkon me 55 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve. Ky event do të ketë në fokus një ndeshje legjendare futbolli. Në vitin 1970, klubi i Ajax luajti kundër Tiranës (në atë kohë 17 Nëntori) në një ndeshje, e cila përfundoi në barazim historik 2-2 në atë që mbahet mend si një nga duelet më të famshme të futbollit në epokën komuniste të vendit. Dy ish-futbollistët holandezë, Arie Haan dhe Ruud Krol, ishin pjesë të Ajax-it të famshëm dhe luajtën në atë ndeshje ndaj klubit kryeqytetas. Eventi parashikon një konferencë për mediat me pjesëmarrjen e Presidentit të FSHF, Armand Duka si edhe një ekspozitë me foto dhe arkiva të asaj ndeshjeje.
sfidanti.al