Antonhy Gordon u paraqit për stërvitjen e Anglisë në Spa & Golf Resort Weimarer Land në Blankenhain këtë mëngjes, me një prerje të keqe në mjekër dhe disa gërvishtje në duar. Sulmuesi i Newcastle, i cili ende kishte në fytyrë buzëqeshjen e tij, u rrëzua me biçikletë ndërsa po pedalonte përgjatë shtigjeve të pyllëzuara në fshatin përreth vendpushimit në kampin stërvitor të Anglisë. Një incident pa pasoja të rënda, por që e ka tërbuar teknikun e Tre Luanëve Gareth Southgate. Impakti i Anglisë në Euro 2024 nuk ka qenë ai i një pretendente të madhe për trofeun, pavarësisht kualifikimit në 1/8. Vetë tekniku është në shënjestër të kritikave dhe Southgate nuk dëshiron të humbasë lojtarë përpara ndeshjes kundër Sllovakisë, sidomos për arsye aksidentale. Gordon ka dalë rregullisht në stëvitje, por një konfrontim me teknikun ka qenë i pashmangshëm, përpara se sulmuesi i Newcastle të fokusohej te përgatitjet në vigjilje të ndeshjes së të dielës.
sfidanti.al