Mediat angleze i patën titujt të mëdhenj: Anglia e fitoi Kupën e Botës … por, në versionin U17! Pavarësisht dukjes si zhgënjim, sërish “shpikësit e futbollit” padyshim u ndjenë të lumtur nga ky sukses i madh i djemve të tyre “para të rinj”, të cilët u udhëhoqën në stol nga një “uellsian krenar”. Trajneri Stiven Kuper, u mbështet tek disa lojtarë vërtet të shkëlqyer, si Fil Foden i Mançester Sitit apo Rian Brujster i Liverpulit.
Foden u shpall Lojtari më i mirë i Botërorit U17 (Topi i Artë), pas fitores së jashtëzakonshmë 5-2 në finalen ndaj Spanjës. Brujster u shpall Këpuca e Artë me 8 gola të shënuar, si dhe fitoi çmimin Topi i Bronztë, si lojtari i tretë më i mirë. Spanja kryesoi 2-0 në finalen e luajtur në Indinë e madhe dhe të largët, por anglezët ishte “e shkruar” që të mos dorëzoheshin. Ata shënuan 23 gola dhe pësuan vetëm 6 në 8 ndeshje të Kupës së Botës, ndonëse në të tetat e finaleve, thuajse u eleminuan nga Japonia, duke fituar vetëm me penallti. Gati 67 000 spektatorë ishin në tribuna për finalen në Kolkata, shenjë e popullaritetit të madh të futbollit në Indi.
Anglia tani shpreson që këta djem të rriten dhe ta ndihmojnë të fitojnë një tjetër Kupë të Botës për të rritur, pas asaj të 1966-ës me Bobi Çarltonin, Bobi Murin apo Xhef Hërstin. Po ashtu, Jurgen Klop shpreson që i shkëlqyeri Brujster të hyjë sa më shpejt në ekipin e parë.
Sfidanti.al