Kur emri është Neymar, bën bujë dhe dominon emisionet sportive. Kjo është e ngjashme me atë që po ndodh në Brazil pak më shumë se gjashtë muaj para Kupës së Botës 2026. Ish-lojtari i Barcelonës u rikthye në fushë për 90 minuta në fitoren 1-0 të Santos ndaj Palmeiras të shtunën e kaluar, duke ringjallur shpresat e atyre që mezi presin ta shohin atë përsëri në radhët e përfaqësueses së Brazilit.
Trajneri i përfaqësueses braziliane, Carlo Ancelotti ka deklaruar: “Neymar është në listën e lojtarëve që mund të marrin pjesë në Kupën e Botës. Tani janë në dispozicion gjashtë muaj për të hartuar listën përfundimtare. Ne vetëm duhet të bëjmë një gjë: ta vëzhgojmë atë, siç bëjmë me lojtarët e tjerë”.
“Për fat të mirë, ai u rikuperua nga dëmtimi. Tani ka gjashtë muaj në dispozicion për të arritur formën. E vërteta është se kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, pastaj janë festat. Dhe pastaj, kur të rifillojë kampionati, ai do të ketë kohë të demonstrojë të gjitha cilësitë e tij dhe gjithashtu gjendjen e tij fizike”.
sfidanti.al

