Ancelotti: Mbappenë e këshilloj të bëhet legjendë si Cristiano

Carlo Ancelotti dha konferencën për shtyp përpara përballjes së Real Madridit me Real Sociedadit, e cila zhvillohet të martën, në ora 20:30, si ndeshja e dytë gjysmëfinale e Copa del Rey. Madrilenët fituan ndeshjen e parë 1-0 dhe tani kërkojnë të sigurojnë një tjetër finale. Kjo do të jetë gjithashtu ndeshja e 50-të e sezonit për “Los Blancos”. Trajneri italian u shpreh optimist për situatën e ekipit:

“Jemi mirë, skuadra është e motivuar dhe në formë. Lojtarët nga Amerika e Jugut janë rikuperuar pas angazhimeve me kombëtaret. Duam të luajmë një tjetër finale.”

Ancelotti u pyet edhe për Kylian Mbappénë, i cili fundjavën e kaluar barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola në sezonin e parë me Real Madridi-n (33 gola).

“Ajo që mund t’i këshilloj Mbappésë është të arrijë atë që ka arritur Cristiano te Real Madridi. Ka mundësinë për ta bërë këtë dhe nëse ia del, do të bëhet legjendë si ai.”

sfidanti.al