Produkti i akademisë u la edhe një herë jashtë skuadrës së trajnerit Amorim, pasi United mundi Arsenalin në FA Cup. Rashford ka luajtur vetëm në një nga 7 ndeshjet e fundit të United. 27-vjeçari tashmë ka deklaruar dëshirën e tij për një sfidë të re larg Old Trafford dhe klubi e ka miratuar shitjen e tij. Rashford ka një kontratë me United deri në vitin 2028 dhe paga e tij prej 325,000 £ në javë mund të rezultojë një pengesë për largimin e tij të përhershëm. Sulmuesi shënoi tre gola në dy paraqitjet e tij fillestare për Amorimin në Premier League përpara se të humbiste rolin e tij si titullar, dhe që atëherë nuk ka arritur të bindë trajnerin për meritat e tij. Pas përparimit të United në FA Cup, Amorim tha se Rashford do të duhet të punojë shumë që të jetë sërish pjesë e ekipit të tij, duke mos i garantuar kështu një fanellë titullari sulmuesit.
Agjenti i sulmuesit ka udhëtuar në Itali për bisedime mbi një lëvizje të mundshme drejt Milanit. Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i klubit kuqezi, Zlatan Ibrahimovic. Por edhe vetë lojtari është i qartë se tashmë e ardhmja e tij është jashtë Anglisë. “Mendoj se jam gati për një sfidë të re. Situata te mançesteri nuk është e mirë. Por unë dua të largohem pa keqardhje nga klubi, pasi kam parë lojtarë të tjerë në të kaluarën që kanë përjetuar situata jo të mira dhe nuk dua të më ndodhë edhe mua. Ku
sfidanti.al