Rrezikon seriozisht vendin në skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës në Katar, dhe po e dëmton shumë Liverpulin me hutimin që e ka përfshirë. Edhe pse Trent Aleksandër-Arnold nuk ka qenë gjithmonë plotësisht i besueshëm në prapavijë, sërish ai ka dhënë kontribut, ndërsa në fazën sulmuese ka qenë i mrekullueshëm. Tani, niveli i tij ka rënë në mënyrë shqetësuese në çdo aspekt. Trajneri Jurgen Klop e hoqi nga loja në pushim të ndeshjes në fushën e Arsenalit, pasi lojtari me numrin 66 gaboi plotësisht në golin e parë që në minutën e parë të shënuar nga Martineli. Po ashtu, gaboi në vendosje në golin e dytë shënuar në fund të pjesës së parë. Tifozët kanë nisur ta sulmojnë ashpër në rrjetet sociale, dhe ai po kthehet në një “Megajer të dytë”, pas kapitenit të Mançester Junajtidit.
Sfidanti.al