Al-Hilal kundër Cristiano Ronaldos

Në Ligën Saudite nuk flitet për asgjë tjetër, siç është logjike kur përfshihet Cristiano Ronaldo: portugezi mori një përjashtim gjatë Superkupës së Arabisë për një bërryl që iu dha një kundërshtari në përpjekje për të përshpejtuar rifillimin e lojës. Një karton i kuq për CR7 që nuk e mori mirë, duke duartrokitur në mënyrë ironike arbitrin teksa largohej nga fusha. Sipas Al-Riyadiya, Ronaldo tani do të pezullohet për dy ndeshje dhe gjithashtu do të gjobitet me 20,000 riyal(rreth 5000 euro) për veprimet e tij. Nuk duhet të jetë problem i madh për CR7, i cili në Arabinë Saudite merr  rreth 200 milionë euro në vit. Dhe Al-Hilal nuk ka ndërmend të lërë sjelljen e portugezit të kalojë pa u vënë re. Në kanalet e tyre të mediave sociale klubi shkroi: “Wrestlemania XL, spektakli i madh sapo ka filluar”.

sfidanti.al