“Ndoshta ishte një nga ndeshjet më të mira në historinë e Champions League”. Është ky mendimi i një emri të madh të futbollit italian, Alessandro Del Piero, për sfidën e luajtur në Bernabeu mes Realit dhe Manchester City-t. “Për nivelin e lojës, për bukurinë e golave. Kur ka ndeshje të një rëndësie kaq të madhe, ne priremi të mbulohemi pak më shumë dhe në vend të kësaj pamë dy skuadra që u përballën me njëra-tjetrën kokë më kokë”. “Kjo ndeshje duhet të ritransmetohet shumë herë. Guardiola nuk e kishte keq me Foden, ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Pep të stërvit për ta bërë këtë dhe nëse je pjesë e City do të thotë se je mjaftueshëm i mirë për ta bërë. Por në atë moment, te goli, ka pak përmbledhje të cilësive të tij, ai është i guximshëm dhe i mençur”.
sfidanti.al