Ajeti kthehet në fushë, Mihajloviç e projekton titullar

Po vjen momenti i debutimit të Arlind Ajetit në Serinë A. I dëmtuar në fund të muajit gusht, 23-vjecari ende nuk është aktivizuar në ndeshjet zyrtare me Torinon, pavarësisht se gjendje e tij fizike gjatë javëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm. Sipas mediave pranë klubit “granata”, trajneri Sinisa Mihajloviç po e vlerëson mundësinë për t’i ofruar një shans mbrojtësit shqiptar, në takimin e shtëpisë kundër Chievos, duke ulur në stol një mes Rosetinit dhe Kastan.

Ajeti mbërriti në verë te Torino si një nga blerjet më të goditura, por dëmtimi i pësuar atëherë kur konsiderohej titullar në formacionin e Mihajloviç pati ndikim negativ në formën e tij. Mbrojtësi kuqezi ka humbur edhe ndeshjet e kombëtares në kuadër të eliminatoreve të botërorit me Maqedoninë, Lihtensteinin, Spanjën dhe Izraelin. Madje në takimin e fundit në “Elbasan Arena” kundër izraelitëve edhe pse u grumbullua nga De Biasi, qëndroi në tribunë.