Dani Olmo ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt me performancën e tij në përfaqësusen spanjolle të të rinjve dhe Dinamon e Zagrebit, ku ai luan.
Tani thuhet se këtë futbollist të ri mjaft të talentuar e kërkon edhe Ajaksi kampion i Holandës që madje ka dërgur edhe ofertën e parë prej 22 milionë eurosh që me siguri që do të refuzohet, sepse, sikurse spekulohet, në klubin zagrebas ka mbërritur edhe një ofertë tjerë prej 28 milionë eurosh nga një klub tjetër i madh.
Në fakt, shpërngulja në Amsterdam do të ishte një mundësi mjaft e mirë që futbollisti i ri spanjoll të përmirësohet edhe më shumë.
Olmo ka ndjekur më parë shkollën “La Masia” të Barcelonës, kështu që konsiderohet se ai do të mund të adaptohet lehtësisht tek Ajaksi.
Olmo 21-vjeçar shkëlqeu në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve të Dinamos së Zagrebit, duke shënuar edhe tre gola.
Sfidanti.al