Ishte prill ose maj i gjashtë viteve më parë në “Anfild” dhe një gabim i Stiven Xherrardit ndihmoi Çelsin të fitonte ndaj Liverpulit, dhe Mançester Sitin të fitonte titullin. Atëherë ishte Demba Ba që shënoi për Blutë e Londrës, ndërsa këtë herë po ky lojtar u ndihmua nga një gabim i mbrojtjes së Mançester Junajtidit për të shënuar në Stadiumin “Fatih Terim” në emër të Bashaksehir Istanbulsporit. Disfata e anglezëve ishte 1-2, një shuplakë që nuk duhej aspak pas dështimit me Arsenalin në Premier Ligë. Trajneri Ole Gunar Solskjer po ndjen presionin, ndonëse përsa i përket Championsit, Junajtidi mbetet ende në rregull, edhe për shkak të gabimeve të Paris SG. Sa për Turqinë, trualli i saj mbetet i mallkuar për “djajtë e kuq” që kanë humbur tri ndeshjet e fundit që nga viti 2012. Boshnjaku Edin Vishça shënoi golin e dytë për Istanbulit, ndërsa Antoni Marsial shkurtoi diferencën në minutën e 43-të. Aksel Tuabueze, që ishte i shkëlqyer në fushën e PSG-së, e mbylli ndeshjen me karton të verdhë, dhe me fat që nuk u përjashtua.
Sfidanti.al