Agustin Kola fiton edhe në “finalen e finaleve”…

Prej disa ditësh i gjithë kryeqyteti, ambienti sportiv dhe jo vetëm, zien për lajmin që lidhet me gjendjen shëndetësore të një prej ikonave të futbollit të Tiranës dhe kombëtares shqiptare, si Agustin Kola. Edhe pse në moshën 66-vjeçare emri i Kolës mbetet historikisht i lidhur me sportin, vitet pasi e la futbollin e luajtur ai nuk u shkëput asnjëherë nga aktiviteti sportiv, si për të treguar se e kishte të vështirë t’i thoshte stop, përgatitjes së lartë sportive pavarësisht viteve që shkojnë, deri sa ishte trupi që i dha një sinjal. Në një intervistë për Top Channel, Agustin Kola i sapo dalë prej reanimacionit, por ende i shtruar në QSUT, mesazhin e parë e ka për tifozët dhe miqtë që janë interesuar kaq shumë.

“Të them të drejtën i dua shumë, jam shumë mire, këto lot më shkojnë nga gëzimi, ju dua shumë, janë lot gëzimi jo dhimbjeje. Pa ju ça do isha unë…”, thotë Kola. Shenjat filluan rreth 13 ditë më parë që e detyruan Agustin Kolën të kalonte nën kujdesin e trajtimit intensive të mjekëve pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”.

sfidanti.al