Abissnet Superiore, merkato me pikatore

Klubet e Abissnet Superiores po mundohen të zhvillojnë një merkato të kujdesshme dhe me cilësi, p-prandaj dhe lëvizjet deri më tani janë me pikatore. Egnatia, kampionia në fuqi është mjaftuar vetëm me firmën e Kastriot Selmanit, sulmuesi vjen nga ekipi i Dritës. Dinamo e Ilir Dajës po zhvillon fazën përgatitore në Ohër, dhe për momentin është mjaftuar me tre firma, Florenc Farruku, sulmuesi i cili vjen nga Burreli, Ysni Ismaili nga Vora dhe së fundmi, Faton Neziri, lojtari që vjen nga Superliga e Kosovës.

Shumë ndryshime, largime dhe rinovime te Vllaznia. Aleksandër Kuros, Arsid Kruja, Esin Hakaj janë lojtarët e afruar, ndërsa Esat Mala, dhe Erdenis Gurishta kanë vendosur të rinovojnë me klubin shkodran. Ardit Deliu, Stojanovic, Kahrimanovic dhe Mehdi Coba janë futbollistët të cilët janë larguar nga klubi shkodran. Te Partizani janë mjaftuar vetëm me firmën e Skukës, i rikthyer te klubi i kuq në mënyrë përfundimtare.

Elbasani fillimisht ka menduar për lojtarët që nuk janë më pjesë e planeve të Ivan Gvozdenovic.. Amarildo Gjoni, Edon Hasani, Orgest Gava, Esin Hakaj, Abalora dhe Harallamb Qaqi janë futbollistët të cilët kanë mbyllur aventurën me verdheblutë. Bylis, Teuta, Flamurtari dhe Vora janë klubet që ende nuk janë organizuar. Ndërkohë sa i përket Tiranës, klubi bardheblu pret ardhjen e drejtorit sportiv për të vendosur piketat e merkatos.

sfidanti.al