Emmanuel Macron është një tifoz i madh i futbollit. PSG, skuadra e tij e zemrës, do të humbasë shërbimet e Kylian Mbappe në fundin e sezonit. Me sulmuesin që do të vijojë karrierën te Reali i Madridit. Fakt që e ka pranuar edhe presidenti i Republikës së Francës. Edhe pse në disa raste ka tentuar ta bindë që të rinovojë dhe të mos largohet nga “Parc des Princes”. Së fundmi pati një tjetër bisedë me 24-vjeçarin gjatë darkës së para dy ditëve, rreth së cilës për L’Equipe u shpreh se nuk provoi t’i ndryshonte mendimin “yllit” francez.
“A ishte një darkë për ta mbajtur te PSG-ja? Jo, aspak. Nuk ka patur asnjë diskutim për këtë temë, është detyra e drejtuesve të klubit të merren me një gjë të tillë. Ishte normale që Mbappe të ishte pjesë e darkës, ai është një kampion i madh që dha kontribut në rrugëtimin e ekipit kombëtar në Botërorin e Katarit. Gjithashtu ka meritat e tij në sukseset e PSG-së gjatë 7 viteve të fundit. Mendoj se të gjithë francezët e admirojnë këtë futbollist të madh, por e përsëris që nuk folëm për të ardhmen e tij”, u shpreh Macron.
sfidanti.al