5 destinacionet e mundshme të Jurgen Klopp

Largimi i Jurgen Klopp nga Liverpool në fund të sezonit hap skenarë të rinj në lidhje me valsin e pankinave dhe të tilla të mundshme janë 5 për trajnerin gjerman. Nga gjiganët e Europës te kombëtaret prestigjoze, të gjithë do të dëshironin një bashkëpunim të mundshem me njeriun rock të futbollit. “Asnjë punë gjatë vitit të ardhshëm”, deklaroi Klopp në konferencën e shtypit por kjo është një deklaratë që duhet marrë me rezerva sepse stoli i Anglisë do të ishte një post shumë komod dhe do t’i jepte gjermanit kohën e munguar për të pushuar. Ky mund të jetë europiani i  fundit për Gareth Southgate nëse nuk arrin të ketë sukses dhe emri i Klopp ka nisur të qëndrojë si hije mbi kokën e tij ashtu si edhe mbi kokën e Julian Nagelsmann në stolin e Gjermanisë. Në nivel klubesh, Real Madrid bën një hap përpara krahasuar me rivalët dhe ky është një opsion që Klopp vështirë se mund ta refuzionte për shkak të prestigjit që ofron stoli i bardhë. Carlo Ancelotti ka një kontratë që e lidh deri në vitin 2026 por nuk do të ishte problem që italiani të bënte një hap pas. Edhe Barcelona mund të jetë një destinacion i mundshëm për Klopp por në Katalonjë do të përballej me një presion të madh menjëherë, gjë që gjermani nuk e dëshiron. E fundit në radhë dhe për nga mundësia është Borussia Dortmund por Jurgen është një njeri i çuditshëm dhe i paparashikueshëm e një vendim për t’u rikthyer në klubin e zemrës nuk do të ishte një lëvizje e papritur.

sfidanti.al