Van Dijk: Largimi i Klopp i vështirë për t’u pranuar

“Largimi i Klopp është i vështirë për t’u pranuar sepse trajneri do të thotë shumë për ne, për mua, për klubin dhe për të gjithë Premier League-n”-kështu u shpreh kapiteni i “The Reds”, për deklaratat e teknikut gjerman që zbuloi se në fund të sezonit do të largohet nga Liverpool.

Më tej, Virgil Van Dijk u shpreh se ndoshta largimi i Klopp do u japë shtysë për më shumë dhe që ta bëjnë fundin e këtij sezoni më të bukur për të gjithë. “Ai e mori vendimin. Na tha privatisht, padyshim, dhe ne ishim të gjithë bashkë. Siç thashë, është e vështirë të pranohet, por mentaliteti ynë është të përqendrohemi te futbolli. Ndoshta kjo do të na japë një shtysë shtesë për të bërë më të mirën ose ndoshta do të kënaqemi pak më shumë së bashku dhe do ta bëjmë pjesën e fundit të sezonit, ndeshjet e fundit të trajnerit me klubin, momentin më të mirë që kam pasur ndonjëherë”,- përfundon mbrojtësi holandez.

 

sfidanti.al