Baggio i beson talentit dhe jo disiplinës

Roberto Baggio ka një këshillë për të gjithë prindërit. Ish-sulmuesi italian, fitues i Topit të Artë beson verbërisht te talenti dhe shumë pak te disiplina.

“Nëse më duhet t’u jap një këshillë prindërve të fëmijëve që luajnë futboll, ju them që të evitojnë ato shkolla futbolli që i ndalojnë fëmijët të triblojnë kundërshtarët. Futbolli sot ka përfunduar vetëm te shpejtësia, rezistenca dhe kohëzgjatja. Nuk është më bukuria e dikurshme dhe ky fakt më bezdis shumë. Fëmijët duhet të mësojnë si të lidhen me topin dhe të kenë dashuri për të. Ata duhet ta konsiderojnë si mikun e tyre më të mirë. Ky detaj nëse zhvillohet te fëmijët do ta kenë avantazh më pas në ato kategori ku triblimi bën diferencën mes teje dhe kundërshtarit”.

sfidanti.al