1 milionë euro për Indrit Tucin

Indrit Tuci është lojtari më i ri i Spartës së Pragës. Sulmuesi shqiptar do të jetë shok skuadre me patriotin e tij, Qazim Laçin. Tuci po kalonte një sezon tejet pozitiv me Lokomotivën e Zagrebit, teksa ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste në kampionatin kroat. Statistikat e tij kanë tërhequr vëmendjen e Spartës së Pragës, që edhe këtë sezon synon titullin kampion në Çeki. Për transferimin e 23-vjeçarit shqiptar kampionët në fuqi të Republikës Çeke paguan 1 milionë euro. Ndërkohë, klubi Lokomotiva e Zagrebit ka mbajtur edhe përqindje të kartonit në rast shitjeje në të ardhmen.

sfidanti.al