Hugo Lloris transferohet në Amerikë si lojtar i lirë

Hugo Lloris i ka dhënë fund aventurës së tij me Tottenhamin pasi kompletoi transferimin si lojtar i lirë në Los Angeles. Lloris kishte nënshkruar për Spurs në vitin 2012 dhe regjistroi 447 ndeshje në Premier, por ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji prill duke kërkouar largimin nga klubi. Trajneri Ange Postecoglou i dha dritën e gjelbër portierit francez për t’u larguar gjatë verës, por ai nuk arriti që të gjejë një klub të ri. Tottenhami kishte hyrë ne bisedime me klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë dhe tani portieri veteran edhe zyrtarisht është larguar.

sfidanti.al