Firminho drejt rikthimit në Evropë

Aventura e Roberto Firminos në Arabinë Saudite nuk ka shkuar ashtu siç e kishte parashikuar për sulmuesin brazilian. Ai pritet të rikthehet në Evropë pasi aventura me Al Ahli nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha për të. Sipas Daily Mail, qëndrimi i Roberto Firminos në Arabinë Saudite mund të marrë fund, të paktën përkohësisht. Sulmuesi brazilian ka pasur vështirësi në përshtatjen me kampionatin dhe stilin e jetës në Arabinë Saudite, gjë që reflektohet në shifrat e tij, ku ka shënuar vetëm tre gola në 18 ndeshje. Duke pasur parasysh këtë situatë, Al Ahli do të shqyrtonte mundësinë e heqjes dorë nga ai. Sipas të mediave arabe dhe angleze, disa skuadra të Premier do të ishin të interesuara për ta rikthyer Firminon në Angli. Fulham, Sheffield United, Newcastle United e Wolverhampton Wanderers janë skuadrat që kanë shprehur interesim për huazimin e sulmuesit brazilian.

sfidanti.al