Zgjidhet perfundimisht misteri rreth mungeses se Jaja Turè ne grumbullimin e perfaqesueses se Bregut te Fildishte per ndeshjet miqesore me Togon dhe Moldavine.
Fillimisht u raportua se mesfushori nuk kishte lajmeruar skuadren per mungesen e tij, gje qe e beri me pas. Sipas BBC, Jaja Turè kontaktoi me drejtuesit e Federates se Futbollit te Bregut te Fildishte duke u shpjeguar se mungesa e tij ishte per motive familjare.
Jaja Turè kishte deklaruar terheqjen nga perfaqesuesja e Bregut te Fildishte ne 2015. Por pas 3 vitesh ai shfaqi gatishmerine per te veshur serish fanelen e perfaqesueses se vendit te tij edhe pse Bregu i Fildishte deshtoi ne tentativen per t’u kualifikuar ne Boterorin e Rusise qe do te zhvillohet ne 14 qershor-15 korrik.
Sfidanti.al