Zbulimi I Gabriel Zhezus: Kur nuk shënoj gol dua të vras veten

Gabriel Zhezus kishte nevojë të gjente golin pas një periudhe kohe në thatësirë. E donte këtë për Mancester Sitin që donte të nderonte impenjimin në Ligën e kampioneve, por edhe për veten e tij sepse muaji I fundit nuk ishte shumë I lumtur për brazilianin. Përpara tregolëshit me Dinamonm e Zagrebit dhe dygolëshit me Bërnlin, bomberi Brazilian pati një moment që e kishte të pamundur të gjente rrugën e rrjetës, dicka që për cilindo sulmues është e pakonceptueshme, e jo më për një lojtar që golin e ka obsesion sic është qendërsulmuesi I Citizens dhe këtë e konfirmon vetë futbollisti në një intervistë për ‘Goal’ madje duke përdorur fjalë të rënda

‘Dua të jem I sinqertë, muajin e kaluar nuk luajta mirë dhe nuk isha I lumtur-tregon Gabriel Zhezus-luajta 8 apo 9 ndeshje pa shënuan, përkundrazi gaboja në shumë raste. Është e qartë që kur ndodhin gjëra të tilla nuk mund të jem I kënaqur. Por ky është futbolli. Duhet të punosh shumë për të gjetur golin, të ndihmosh skuadrës  dhe kjo është ajo që bëra. Por unë gjithnjë mendoj: ‘duhet të bëj gol’ sepse luaj te një skuadër e madhe, në turne madhorë me shok skuadre e rivalë të mëdhenj’.

Gabriel Zhezus e ka kaluar kuotën e 100 golave me klubin dhe përfaqësueses braziliane, por a do të mjaftojë kjo që sulmuesi të ulë ndopak ritmin?. Me shumë mundësi jo, pasi Zhezus është I pari që e kritikon veten dhe ndonjëherë është kaq I obsesionuar, sa kur nuk shënon ai bëhet vërtet keq.

‘Besoj se është dicka që u ndodh edhe futbollistëve të tjerë-vijoi Gabriel Zhezus-nuk mund të flas në emër të tyre, por mund të flas për veten time dhe kur nuk jam I lumtur me lojën që bëj, dua të qëlloj veten në kokë sepse për mua është e vështirë. Filloj të mendoj: ‘O zot duhet të shënoj, duhet të shënoj, duhet të shënoj. Dhe ndonjëherë kur kam rastet e duhura gaboj, sepse mendoj shumë dhe ushtroj shumë presion mbi veten time’.

Sfidanti.al