Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vlerësoi portierin Jasper Silesen që bëri disa pritje të shkëlqyera në ndeshjen që ekipi katalonjës e fitoi thellë 6-1 kundër Seviljes në kuadrin e Kupës së Spanjës. Ky portier holandez, veç pritjeve shpëtimtare, priti edhe penalltinë e Ever Banegës, kur rezultati ishte 1-0 në favor të ekipit të tij. Shumëkush lavdëron fuqinë sulmuese të katalonjasve, por Valverde i sheh gjërat nga një këndvështrim tjetër:
“Ne kemi dy portierë të shkëlqyer. Jasperi ndodhet në një nivel të lartë botëror dhe ne kemi fat që e kemi atë në radhët tona. Pjesa më e madhe e sukseseve tona u përket portierëve tanë”, tha Valverde mbas kualifikimit të Barcelonës në gjysmëfinalë të Kupës së Mbretit.
Sfidanti.al