‘Përplasja e brezave’; Atlanta pret finalen e Super Bowl

Janë rritur ethet e finales së Super Bowl mes Nju Ingland Patriots dhe Los Anxheles Rems që do të zhvillohet në stadiumin Mercedes Benz të Atlantës. është një sfidë që është përkufizuar në ambientet sportive si përplasja e brezave. Nga njëra anë janë Patriots me shumë eksperiencë që luajnë finalen e tyre të tretë radhazi dhe nga ana tjetër është Los Angeles Rams në finalen e saj të parë pas 17 vitesh.

Por kjo sfidë është edhe përballja e kuotërbekëve. Në njërin krah është një legjendë si Tom Bredi që në moshën 41 vjecare do të kërkojë të fitojë titullin e 6 të NFL në karrierë për të shkruar emrin në librin e rekordeve si kuotërbeku më i vjetër dhe më fitues. Ndërsa Los Anxheles Rems i ka sytë te Xhared Gof, 24 vjecari që luan sezonin e tij të tretë në NFL dhe që gjatë kësaj kohe ka zhvilluar 38 ndeshje si titullar.

Por historitë e kësaj finaleje nuk mbyllen këtu. Sfida e Mercedes Benz Stadium vë përballë edhe dy trajnerët e skuadrave Shon Mekvej dhe Bill Belicik. Mekvej tashmë 33 vjecar e ka bërë historinë pasi është trajneri më i ri që arrin në finalen e Super Boël.Shumë më e pasur është historia e 66 vjecarit Belicik që ka fituar Trofeun Lombardi 5 herë si trajner i parë dhe 2 herë si asistent. Në rast fitoreje kundër Rems ai bëhet trajneri më i moshuar ëe triumfon në ngjarjen më spektakolare dhe më të ndjekur përsa i përket sportit në SHBA.

sfidanti.al