Yildiz: Paratë nuk kanë rëndësi për mua

Kenan Yildiz, i cili sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në 2030-ën, shpjegon pse e u tha “Po” sërish bardhezinjve. “Nuk kam luajtur kurrë për para, por për t’u rritur. Për mua është i rëndësishëm besimi dhe këtu ma kanë treguar gjithmonë. Jam shumë mirë”.

Tre vjet më parë, kur mbërriti në Torino, Yildiz gjeti trajnerin Massimiliano Allegri: “I detyrohem shumë atij, për gjithë këtë jetë, për mënyrën si filloi. I jam mirënjohës edhe trajnerit Montella”. Turku vlerëson edhe Luciano Spalletti-n: “Një trajner i madh, një njeri i veçantë, plot emocione”.

Në intervistën për “Corriere dello Sport” Yildiz tregohet shumë i pjekur: “Pak lojtarë arrijnë të mbajnë të njëjtin nivel për 50 ndeshje. Ndodh që ndonëjherë ka edhe kritika, gazetarët shkruajnë opinione. E di që duhet të përmirësohem. Për shembull, mjafton të shikosh Cristiano Ronaldo, i cili në moshën 40-vjeçare ka një mentalitet fantastik”.

sfidanti.al